Tahiri për vizitat e Kurtit në komunat e VV-së: Mos i përçaj komunat, takoji grevistët - NACIONALE

Tahiri për vizitat e Kurtit në komunat e VV-së: Mos i përçaj komunat, takoji grevistët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas vizitave të Kurtit, nëpër shkollat e komunave të udhëhequra nga Vetëvendosje.

Tahiri i ka bërë thirrje kryeministrit që mos t’i përçaj komunat dhe t’i takon grevistët.

“Mos përçaj!

Sot, Kryeministri paska shkuar ne Podujevë, nesër, në Gjilan e gjatë javës në Dardanë e Shtime. Kryeministër, mos i përçaj komunat, takoji grevistët se fragmentizimi është dobësim i institucioneve dhe i shtetit.

Sindikalistët po presin takim e dialog social!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme