Tahiri për spekulimet për prekjen e kufijve e ndarjen e veriut pas fitores së Trumpit: Prap i mposhtim këto skenare serbomëdha - NACIONALE

Tahiri për spekulimet për prekjen e kufijve e ndarjen e veriut pas fitores së Trumpit: Prap i mposhtim këto skenare serbomëdha

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas komenteve që po bëhen se mund të ketë ndryshim të kufijve apo ndarje të veriut të Kosovës pas ardhjes së Donald Trump në krye të Amerikës.

Tahiri ka thënë se këto skenare “serbomadhe” nuk do të ndodhin.

“Po e shoh se me ardhjen e Trumpit kane nisur spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve apo ndarjen e veriut - ne themeluesit e shtetit te Kosoves jemi gjalle, populli trim i Kosoves eshte gjalle - i mposhtem heren e kaluar, prap i mposhtim keto skenare serbomedha..” – ka shkruar ajo në Facebook.

Lajme të ngjashme