Tahiri për përshëndetjen me Berishaj: Dëshironte paqe me mua
Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se ambasadori Martin Berishaj dëshironte të bënte paqe me të.
Tahiri i ftuar në T7 ka komentuar përshëndetjen e tij me Berishaj më 17 nëntor të vitit të kaluar në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike.
“Martin Berishaj synonte një far paqe me mu, është hera e parë që e kam takuar, i kishte mësuar emrat e prindërve tanë.” – ka thënë Tahiri.
Ai tutje ka thënë se Berishaj është pjesë e një mafia energjetike.
“Berishaj është pjesë e një mafia energjetike. Sa të është kryeministri Kurti kryeministër i vendit nuk kemi me u lëshu prej këtij rrjeti kriminal të vendit.” - ka thënë Tahiri.
“Kurtit nuk i intereson as për pagat. Kryeministri Kurti dëshiron të ketë para veç për subvencione të energjisë, për asgjë tjetër.” - ka deklaruar Tahiri
