Tahiri: Pasojat e pezullimit të Dialogut Strategjik po ndihen, Ruboi nuk bëri njoftim zyrtar për “takimin” me Vjosa Osmanin
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka vlerësuar se Kosova po i ndjen pasojat e pezullimit të Dialogut Strategjik nga ShBA-ja.
Ajo ka treguar se kjo është vërejtur edhe në takimin që këmbë që pati presidentja Vjosa Osmani me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se këtë “takim” kryediplomati amerikan nuk e bëri fare njoftim zyrtar.
“Po ndjehen pasojat e pezullimit dialogut strategjik nga Amerika - Sekretari Marco Rubio ia zgjati doren Osmanit por nuk beri njoftim zyrtar - nderkohe qe beri per te gjitha takimet qe pati ne Asamblene e OKB-se - ne ditet ne vijim, Kosova do t'i ndjene edhe me demtuese keto pasoja”, ka shkruar Tahiri.