Tahiri pasi Ligji për Paga u dërgua në Kushtetuese: Ka 104 ankesa e shkresa kundër - NACIONALE

Tahiri pasi Ligji për Paga u dërgua në Kushtetuese: Ka 104 ankesa e shkresa kundër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se janë 104 ankesa e shkresa kundër Ligjit për Paga i cili është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se do të vërtetohet se përmes Ligjit të Pagave është synuar rrënimi i pavarësisë së institucioneve themeltare si Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, gjyqësori, si dhe vet adminstrata publike.

Ai tutje ka thënë se do të konstatohet se janë shkelë parimet bazë të të drejtave kushtetues.

Postimi i plotë:

Sot Avokati i Popullit i është drejtuar me kërkesë Ex - Officio për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të Ligjit të Pagave 08/L - 186, dhe bëri mirë.

104 është shifra rekord e ankesave dhe shkresave kundër ligjit. Janë dëshmi e gjallë e mungesës së përfshirjes, konsultimit dhe transparencës nga ana e qeverisë. Janë 22 faqe elaborim i tyre nga insitucioni i Avokatit të Popullit. Mjaftojnë.

Do të vërtetohet se përmes këtij ligji u synua rrënimi i pavarësisë së institucioneve themeltare si Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, gjyqësori, si dhe vet adminstrata publike. Do të konstatohet se janë shkelë parimet bazë të të drejtave kushtetuese, të drejtave të njeriut, ku pagat mund të ulën vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. As 220 faqe nuk do të mjaftonin se sa thellë shkelin në rend, siguri e kushtetutë.

Pra do të konstatohet kontrabanda, politizimi dhe mësymja për dominim. Shkurt edhe një hap i shëmtuar dhe përjashtues.

Stop, në demokraci nuk kalon!

Lajme të ngjashme