Tahiri: Nëse miratohet projektligji për KPMSHC-në shihemi në Gjykatë Kushtetuese - NACIONALE

Tahiri: Nëse miratohet projektligji për KPMSHC-në shihemi në Gjykatë Kushtetuese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se projektligji për Këshillin e Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil është anti kushtetues.

Kjo sipas Tahiri ka për qëllim kapjen e këtij institucioni të pavarur.

Projektligji në tërësinë e tij është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Ky Projektligj e bënë tërësisht të pavlefshëm rolin dhe mandatin e një institucioni kuazi gjyqësor i cili qëllimin kryesor e ka të kujdeset për mbrojtjen e standardeve në fushën e shërbimit civil”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar padi nëse ky projektligj miratohet duke thënë “shihemi në Gjykatë Kushtetuese”.

Me këtë projektligj, mijëra shërbyesve civil mbesin pa mbrojtje efektive juridike të cilëve u humb e drejta e tyre Kushtetuese. Thënë më drejtpërdrejt, në këtë Projektligj nuk ka asnjë dispozitë që ia vlen të miratohet nga ky Kuvend. Për këto arsye, me qëllim të mbrojtjes së Kushtetutës, mbrojtjes së institucionit kryesor që mbron rregullat e shërbimit civil, depolitizimit, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet ta refuzojë këtë ligj. Në të kundërtën shihemi në Gjykatë Kushtetuese”, ka shkruar tutje Tahiri.

Lajme të ngjashme