Tahiri: Ne qeveritë e kaluara hapëm pika kufitare me Serbinë, ato sot janë të mbyllura
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka publikuar disa fotografi nga vënia e gurthemelit të pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdare.
Tahiri ka thënë se qeveritë e kaluara funksionalizuan dhe ndërtuan pikë-kalime moderne, ndërsa sipas saj, në qeverisjen aktuale dy pika janë të mbullura.
“Ne qeverite e kaluara funksionalizuam dhe ndertuam pike kalimet moderne ne kufirin mes Kosoves dhe Serbise, ndersa keto dite jane dy te mbyllyra! Fotoja eshte nga venia e themeleve te pikekalimit ne Merdare”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ndryshe, pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak janë mbyllur menjëherë pas vendosjes së barrikadave në veri të vendit.
Tahiri ka kundërshtuar veprimet e Qeverisë Kurti, të cilat çuan deri të vendosja e barrikadave nga e serbëve si dhe mbyllja e pikave kufitare.
