Tahiri: Në kabintetin tim, kush s'e respekton punën dhe interesin e qytetarëve, do të shkojnë në shtëpi - NACIONALE

Tahiri: Në kabintetin tim, kush s'e respekton punën dhe interesin e qytetarëve, do të shkojnë në shtëpi

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka kundërshtuar akuzat dhe propagandën që, sipas tij, po përhapet nga kundërshtarët politikë, duke theksuar se ekipi i tij do të përbëhet nga persona profesionistë dhe të përkushtuar për qytetin.

Tahiri theksoi se në qeverisjen e tij nuk do të ketë vend për interesa partiake apo individë që nuk respektojnë punën publike. Ai theksoi se kriteri i vetëm për bashkëpunim do të jetë vullneti për t’i shërbyer Mitrovicës dhe qytetarëve të saj.

“Është një propagandë e vazhdushme. Kanë qitë emra për drejtorë dhe pozita drejtuese, por kjo është e pa vërtetë. Në kabinetin tim do të jenë burra e gra që kanë vullnet për të punuar. Nuk më intereson se me cilën parti janë; do të jem strikt, dhe ata që nuk e respektojnë punën dhe interesin e qytetarëve, do të shkojnë në shtëpi. Shpifje nuk ka asnjë prej tyre dhe as nuk do të ketë,” tha Tahiri.

“As partia nuk më përzihet, as nuk do të më përzihen të tjerët, sepse unë kam rruar vetë vetëm me qytetarët e Mitrovicës dhe do t’u përgjigjem atyre. Si kryetar i Komunës së Mitrovicës, në kuptimin e përfaqësimit do të jem për qytetarët, ndërsa në kuptimin e punës, do të jem shërbëtor i tyre.”, deklaroi Tahiri.

Lajme të ngjashme