Tahiri me kritika ndaj Qeverisë Kurti: Kapaku është anagazhim i Gani Jakupit me pagë 7.500 euro
Abelard Tahiri, kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka mbajtur një konferencë për medie, në të cilin ka folur për vitin 2023.
Tahiri ka pasur shumë kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Deputeti i PDK-së e kritikoi Qeverinë Kurti për diskriminimin me buxhet të komunave.
“50 për qind e buxhetit dërgohet në katër komunat që qeverisë VV-ja. Nuk mund të diskriminohen ne baza partiake qytetarët e Kosovës, nuk mund të ndahet buxheti ku 50 për qind e buxhetit të shkojë në katër komuna e të tjerat në komunat tjera.” – deklaroi ai, transmeton EO.
Ai e përmendi edhe Gani Jakupin, konsulentin e MPJD-së që merr 7,500 euro çdo muaj nga buxheti i Kosovës.
“Kapaku i krejt kësaj punë është edhe një kontratë që është angazhimi i Gani Jakupit ku paguhet prej 7 mijë e 500 euro.” – shtoi ai.