Tahiri: Me buxhetin e vitit 2025 pagat nuk mund të rriten - NACIONALE

Tahiri: Me buxhetin e vitit 2025 pagat nuk mund të rriten

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se nesër, në seancën e Kuvendit të Kosovës do të diskutohet për buxhetin e vitit 2025.

Ai ka shprehur drojë se Qeveria, përmes procedurave të përshpejtuara ta sjellin buxhetin në dy lexime. Ai ka paralajmëruar se kjo nuk duhet të ndodhë "për një dokument si buxheti i kosoliduar i Kosovës".

Ai ka kujtuar se Qeveria nuk mund të ndryshoj strukturën e koeficientëve, duke shpjeguar se pagat me këtë buxhet nuk mund të rriten.

"Përndryshe, sa i përket mashtrimit për rritjen e pagave, ju rikujtoj se neni 9 i Ligjit për Pagat në Sektorin Publik e ka thënë saktë se vlera e koeficientit përcaktohet në ligjin vjetor të buxhetit, dhe se Qeveria e Republikës së Kosovës me ligjin vjetor të buxhetit nuk mundet të ndryshoj strukturën e koeficientëve, që do të thotë se pagat me këtë buxhet nuk mund të rriten." - tha Tahiri.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme