Tahiri, Kurtit: S’ka vend për analiza, por ka nevojë për vendime
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti, i cili pak më parë postoi një video nga vetura duke treguar se po shkon në mbledhjen e 100-të të Qeverisë.
Në profilin e tij në Facebook, edhe Tahiri ka postuar një video, duke thënë se Qeveria duhet të paraqesë vendime nga të cilat kanë përfituar qytetarët e Kosovës.
“Mirëmëngjesi qytetarë të Kosovës! E pashë që kryeministri e kish postuar një video dhe na tregonte që në mbledhjen e 100-të është duke e bërë analizën e gjetjeve. Porosia ime për Qeverinë dhe kryeministrin është që nuk ka vend për analizë të të gjeturave, por ka nevojë për prezantim të vendimeve, rezultateve prej të cilave kanë përfituar qytetarët dhe vendi ynë. Përshëndetje nga Strasburgu”, ka shkruar Tahiri.