Tahiri: Kurti t’i lë ankesat, t’i heq arsyet që sollën ndëshkime nga Amerika dhe BE-ja - NACIONALE

Tahiri: Kurti t’i lë ankesat, t’i heq arsyet që sollën ndëshkime nga Amerika dhe BE-ja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin e Albin Kurti për ndëshkimet që po i bëhen Kosovës për situatën në veri.

Tahiri ka thënë se Kosova po ndëshkohet vazhdimisht.

Ajo ka bërë thirrje ndaj Kurtit që të mos ankohet por t’i largojë arsyhet që sollën ndëshkimet nga BE dhe Amerika.

Ndeshkim pas ndeshkimi-keq per Kosoven! Kurti ti lere ankesat por ti heq arsyet qe sollen ndeshkime nga Amerika dhe BE.” - ka shkruar ajo në Facebook.

Kujtojmë se BE-ja ka paralajmëruar masa ndëshkuese nëse nuk ka shtensionim të situatës në veri të vendit.

Lajme të ngjashme