Tahiri: Kurti nuk e fton Haradinajn sepse e di qëndrimin e AAK-së
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar mungesën e ftesës nga kryeministri Albin Kurti për Ramush Haradinaj në diskutimet për zgjedhjen e presidentit.
Në një intervistë në emisionin “FRONTAL” në Televizioni T7, Tahiri u shpreh se një nga arsyet e mundshme është fakti që Kurti tashmë e njeh qëndrimin e AAK-së.
Sipas tij, kjo parti nuk do të bëhet pjesë e, siç e quajti ai, një “spektakli politik” që ka për qëllim konsumimin e opozitës. Tahiri gjithashtu kritikoi formatin e takimeve të ndara, duke theksuar se ato nuk synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët.