Tahiri: Kurti në kërkim të shpëtimit nga dështimet përmes zgjedhjeve
Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në kërkim të shpëtimit nga dështimet përmes zgjedhjeve.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kurti nuk është edhe në kërkim të shpëtimit të Kosovës nga izolimi evropian.
“Kurti ne kerkim te shpetimit te vet nga deshtimet permes zgjedhjeve, por jo ne shpetimin e Kosoves nga izolimi evropian!” – ka shkruar ajo.
Vlen të theksohet se Kurti, të hënën pas takimit me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi përmendi diskutime edhe me partitë e tjera për caktimin e datës së zgjedhjeve.