Tahiri: Kurti e humbi përkrahjen amerikane për njohje reciproke, të shpjegohet - NACIONALE

Tahiri: Kurti e humbi përkrahjen amerikane për njohje reciproke, të shpjegohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti se e ka humbur njohjen reciproke.

Tahir në Facebook, ka shkruar se njohja reciproke në qendër ishte e përkrahur nga Amerika dhe se këtë mundësi e ka humbur kryeministrit, Albin Kurti.

Si e humbi Kurti perkrahjen amerikane per marreveshje me njohje reciproke ne qender? Presidenti Biden me leter e perkrahu Kosoven qe ta fitoj njohjen reciproke, Kurti e humbi.” – ka shkruar Tahiri.

Më tej, ajo ka kërkuar nga Kurti që ta shpejgojë këtë humbje.

Ia ka borxh popullit dhe historise ta shpjegoj kete humbje!” – përundon shkrimi i saj.

Ndryshe Kurti të enjten do të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për darkordimin e tij me propozimin e BE-së, të arritur të hënën në Bruksel, mes tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajme të ngjashme