Tahiri: Kur Akademia nuk është e shkencave - NACIONALE

Tahiri: Kur Akademia nuk është e shkencave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas analizës së Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës lidhur me disa zhvillime në Kosovë dhe rajon, ka reaguar edhe Edita Tahiri, ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi.

Tahiri shkroi shkurt në Facebook "Kur Akademia nuk është e shkencave!"

Kujtojmë që, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) ka publikuar ditë më parë një analizë të gjatë me 39 faqe, me të cilën synon që ta tërheq vëmendjen e opinionit për politikat destabilizuese të Serbisë. Ndonëse pa autor të përveçëm, analiza merret me marrëdhëniet mes shqiptarëve e të serbëve, duke u përpjekur që të ofrojë një histori të përgjithshme, që nga koha e Betejës së Kosovës e deri te situata më e re në veriun e Kosovës.

Lajme të ngjashme