Tahiri kundër dhënies së Asociacionit për anëtarësim në KiE: Atëherë, çka do të jep Kosova për njohjen nga Serbia? - NACIONALE

Tahiri kundër dhënies së Asociacionit për anëtarësim në KiE: Atëherë, çka do të jep Kosova për njohjen nga Serbia?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar që të mos jepet Asociacioni i Komuna me Shumicë Serbe për Këshill të Evropës.

Ajo ka bërë me dije se nëse Kosova e bën një gjë të tillë do të ishte gabim.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka pyetur se nëse tani jepet Asociacioni, çka do të jap Kosova për njohjen nga Serbia?

Sipas saj, Kosova e ka premtuar Asociacionin për gjera më të mëdha.

“Asociacioni eshte dhene ne bisedimet e Vjenes per njohjen e pavaresise nga Plani i Ahtisarit dhe qe ndodhi; asociacioni ne Dialogun e Brukselit eshte dhene per njohje te ndersjelle dhe qe ndodhi si njohje 'defakto' permes kapitullit 35 qe kushtezoi hyrjen e Serbise ne BE me normalizimin e marredhenieve me Kosoven, e cila u zyrtarizua me vendimin e Keshillit te Ministrave te BE dite me pare.. Por nese asociacioni jepet per hyrje ne Keshillin e Evropes, atehere cka do te jep Kosova per njohjen 'de jure' nga Serbia?”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme