Tahiri kritikon ashpër Macronin: U shit për 12 aeroplanë, Serbinë pro-ruse po e sheh si pro-perëndimore
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiti, ka kritikuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për shitjen e avionëve luftarakë Serbisë.
Ajo ka vlerësuar se me këtë veprim presidenti francez është shitur te shteti serb.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se presidentin francez më këtë veprim po e sheh Serbinë si vend perëndimor.
“Macroni u shit per 12 aeroplan te shitur Serbise - madje u be alkimist serbine proruse po e sheh properendimore.”, ka shkruar ai.