Tahiri: Kosova nuk është mirë, askush s`po e përmend marrëveshjen politike për formimin e institucioneve - NACIONALE

Tahiri: Kosova nuk është mirë, askush s`po e përmend marrëveshjen politike për formimin e institucioneve

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka vlerësuar se pozita e shtetit të Kosovës nuk është e mirë.

Ajo ka bërë me dije se shteti po dëmtohet nga ngërçi politik.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se deri me tani askush nuk po e përmend marrëveshjen politike për ndërtimin e institucioneve të reja.

“Me perfundimin e luftes ne Gaza, bota sot eshte pak ma mire - por Kosova ende nuk eshte mire, asnje subjekt politik nuk e permend marreveshjen politike qe eshte celesi i krijimit te institucioneve qe i mungojne Kosoves tash 8 muaj!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme