Tahiri: Kërkuam interpelancë për ministrin e Financave - NACIONALE

Tahiri: Kërkuam interpelancë për ministrin e Financave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kanë kërkuar si grup parlamentar interpelancë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin.

“Duke qenë se jemi dakorduar qe tema e grevës është me rëndësi edhe për AAK, gjendja është e jashtëzakonshme dhe s’mund të sillemi zakonshëm as si kuvend, as si vend, as si shoqëri e as si qeveri. E mbështesim dhe adresojmë këtë temë”, ka thënë ai.

Sipas Tahirit, AAK-ja që nga fillimi I ka treguar prioritetët që ka gjatë këtij legjislacioni dhe se qendrojnë mbrapa tyre.

“I pari është miratimi i Ligjit të Pagave dhe njëkohësisht fillimi i zbatimit të Ligjit të Pagave më 1 janar. I dyti, aspekti që ndërlidhet me energji dhe tre, sektori privat. Ekonomia, bizneset e mesme, të vogla e korporatat janë buzë falimentimit. Janë tri tema të mëdha”, tha Tahiri

Lajme të ngjashme