Tahiri i PDK-së: Nuk e lejojmë Kurtin të pranojë një marrëveshje që cenon sovranitetin e Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se kryeministrit Albin Kurti nuk do të lejohet të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë që do të cenonte sovranitetin e Kosovës.
Ai ka thënë se PDK-ja nuk e konsideron Kurtin pronar të Kosovës.
“Nuk e shohim Kurtin si pronar të Kosovës, nuk e lëmë me shku drejt një marrëveshje që e cenon sovranitetin e Kosovës. Ai është kryeministër, por do të ikë në të ardhmen”, ka thënë Tahiri në emisionin "DPT te Fidani”
Kurtit, thotë ai, i mungon guximi, ekspertiza dhe transparenca.
“Krejt qeverisja është në formë të lëngët, që s’ka formë. Po e përmbyllë vitin e dytë të qeverisjes pa e nisur asnjë projekt. Këtij kryeministri i mungon guximi, dija e transparenca. E ka një lloj frike. Propozimet e lëngshme, që po i quan Kurti, bëhen të ngurta vetëm kur të votohen në Kuvendin e Kosovës.” - tha ai.