Tahiri i numëron aferat e qeverisë: Vjedhja e rezervës, Besnik Mujeci e mostrat e Astrit Deharit - NACIONALE

Tahiri i numëron aferat e qeverisë: Vjedhja e rezervës, Besnik Mujeci e mostrat e Astrit Deharit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur në seancën e sotme pas kthimit nga pushimet.

Ai i ka numëruar disa nga aferat e qeverisë Kurti, pëfshirë skandalin me rezerva shtetërore, arrestimin e Besnik Mujecit por edhe zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Fjala e Tahirit:

Produkti i qeverisjes tuaj janë edhe kontratat njëburimore të cilat do t’i elaborojmë në trashëgimi kulturore, dhe qytetarët do të shohin si vidhet buxheti në emër të kullave të dëshmorëve e kulturës tonë. Produkt i kësja qeverisje është bashkëpunimi i ngushtë me njeriun që ndiqet nga Kosova, bashkëpunimi me Milan Radojiqiq. Nga i cili kërkohet mbështetja e mazhorancës për njërin nga gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese e të cilin nuk e lejuam ne.

Produkt i qeverisejs tuaj është vjedhja e rezervave nga njeriu biznesmen i Kurtit.

Produkt i kësaj qeverisje është ikja masive, nga e cila po frikësoheni për ta bërë regjistrimin e popullësisë. Produkt i kësaj qeverisje është edhe Besnik Mujeci. Nuk ndodh në një vend kur narko-trafikanti arrestohet dhe mbrohen pronat e tij në Kosovë, nuk bastisen as shtëpitë e as lokalet e tij.

Produkt i qeverisjes tuaj është edhe zhdukja e mostrave të Astrit Deharit. Është e patolerueshme se si i merrni në mbështetje kryesit e kësaj vepre. Ne nuk iu mbështesim në asnjë votim, në asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

Nuk meriton të vazhdojë kjo legjislaturë me gjithë këto afera.

Lajme të ngjashme