Tahiri i del në mbrojtje Halil Matoshit - NACIONALE

Tahiri i del në mbrojtje Halil Matoshit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, i ka dalë në mbrojtje publicisti Halil Matoshi, i cili mbrëmë është kërcënuar me varje nga një ish i burgosur politik.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Matoshi është një aktivist i kahershëm civil dhe politik.

“Halil Matoshi, është një aktivist i kahershëm civil dhe politik, nocion i fjalës së lirë. Kundërthëniet janë domethënëse, përderisa ato nuk cënojnë lirinë e shprehjes dhe integritetin personal. Na duhet më tepër tolerancë, për t'i dhënë më shumë kuptim një shoqërie të hapur dhe demokratike”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme