Tahiri i AAK-së: Qeveria ka dështuar me skemat pensionale dhe reformat sociale - NACIONALE

Tahiri i AAK-së: Qeveria ka dështuar me skemat pensionale dhe reformat sociale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo qeveri ka deshtuar me skemat pensionale dhe reformat sociale.

Tahiri ka përmendur edhe diskutimet e AAK-së që ka pasur me sindikatat.

Në buxhetin e vitit 2024 ndarja buxhetore për skema pensionale është diku rreth 550 milionë euro ndërsa për skema sociale diku rreth 158 milionë euro. Pra, kjo qeveri ka deshtuar me skemat pensionale dhe reformat sociale të cilat tani më janë tejet parciale, karshi nevojës për një qasje të integruar për reformë.

"Si Grup Parlamentar, kemi zhvilluar një seri diskutimesh me sindikatat. E, mbesim të vendosur të shtyjmë përpara në Kuvend, nisma legjislative që kthejnë vëmendjen e institucioneve ndaj qytetarëve, në veçanti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndryshimine ligjit diskriminues të përvojës së punës, ndaljen e tendecës përjashtuese të veteranëve nga përllogaritja e pensionit në nivel të pagës minimale, kërkesat e vazhdueshme për ngritje pagash, e së fundi kërkesa për seancë për trajtimin e Ligiit të Sigurimeve Shëndetësore.” – ka shkruar ndër të tjera Tahiri në Facebook.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme