Tahiri i AAK-së për buxhetin: Qeveria po e shpërndanë paranë publike për qëllime elektorale, turp
Shefi i deputetëve të AAK0-së, Besnik Tahiri, ka vazhduar kritikat për projektbuxhetin për vitin 2024, duke thënë se qeveria ka goditur shtyllat vitale të ekonomisë.
Tahiri përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti e ka kthyer buxhetin në skema sociale dhe po e shpërndan paratë publike për qëllimë elektorale.
“Shpejt ju vie fundi edhe juve, ju shkuan 3 vjet e kryhet edhe viti 2024. Turp!” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
Sot, në Kuvend do të diskutohet Buxheti 2024. Me një lexim të kujdesshëm shihet qartë se me këtë dokument qeveria ka goditur shtyllat vitale të ekonomisë, e ka kthyer buxhetin në skema sociale, jo për të përmirësuar jetën e pensionistëve e as të punësuarëve në institucione shtetërore, por duke e çkepur paranë publike për qëllime elektorale. Shpejt ju vie fundi edhe juve, ju shkuan 3 vjet e kryhet edhe viti 2024. Turp!
