Tahiri i AAK-së: Marre për Albin Kurtin që e mban afër Hysamedin Ferajn
Nënkryetari i AAK-së, Benik Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të këshilltarit të kryeministrit Kurti, Hysmedin Ferajt.
Feraj në një deklaratë ka thënë se “Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftës por vëllezërit e tij...’’.
Tahiraj ka thënë se nuk ka asgjë më të pështirë dhe më cinike, se sa këshillat e një pseudo-mendimtari për një ish-grevist, protestues, anëtar lëvizjeje, refuzues, i pseudo këshilltarit për kryeministrin.
Ai tha se personat si Feraj, nuk kanë vend në Shqipëri pasi që e kanë kthyer atë 40 vite mbrapa, por janë duke gjetur vend në Qeverinë e Kosovës.
‘’Është e njëjta mendësi që Shqipërinë e pati kthyer në vitin zero përmbi dyzet vjet. E patën djegur për një vit dhe grabitur para se të shtrinin “tregun” në Kosovë. Këta nuk kanë vend në Shqipëri, fatkeqësisht kanë gjetur vend, në Qeverinë e Kosovës!’’, tha Tahiri.
Tahiri po ashtu deklaroi se ky është një turp për Kurtin, që mban në zyrën e tij persona si Feraj.