Tahiri: Fillim kaotik i vitit të ri shkollor, demotivim total i mësimdhënësve, prindërve e fëmijëve - NACIONALE

Tahiri: Fillim kaotik i vitit të ri shkollor, demotivim total i mësimdhënësve, prindërve e fëmijëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka shkruar në Facebook, në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, që pritet të nis javën që vjen.

Tahiri e ka quajtur “kaotik”, këtë fillim vit, e të demotivuar sipas tij, janë edhe mësimdhënësit, prindërit e fëmijët.

Tutje, Tahiri ka renditur edhe një varg kritikash për Qeverinë Kurti.

E plotë:

Një fillim kaotik i vitit të ri shkollor. Demotivim total i mësimdhënësve, prindërve e fëmijëve. Kjo qeveri i qaset një problemi a sfide duke i gjeneruar dhjetë të tjera. E pakoordinuar nga brenda, e ç'akorduar me të tjerë, as nuk adminstron, as nuk menaxhon, as nuk qeverisë, krejt çfarë bën është një vendimmarrje, rezultatet e së cilës nuk është në gjendje t’i projektoj e as t’i njoh. Është dobësuar organizimi shtetëror, çdo hallkë institucionale ka ra, gjithçka është formë e shumë pak përmbajtje. Njerëzit në radhë për të ikur nga vendi, jo fort për vete, sepse as shpresë tashmë nuk kanë, por për t’i dhënë mundësi fëmijëve të tyre të ëndërrojnë e shpresojnë!

Lajme të ngjashme