Tahiri e “bombardon” Qeverinë Kurti me pesë pyetje: Mos mashtroni, punoni najsend!
Besnik Tahiri, deputeti i AAK-së, ka shtruar pesë pyetje në drejtim të pushtetit të VV-së, që udhëheq me Qeverinë e Kosovës.
Tahiri ka bërë pesë pyetje për disa sektorë tepër të rëndësishëm.
Njëra nga pyetjet është në lidhej me ligjin për sigurimet shëndetësore.
“Kur do të kalojë Ligji për Sigurimet Shëndetësore? E di që për pagat në sektorin publik as që e keni në plan, as nuk do ta bëni kur ta sillni buxhetin e vitit 2025.
Përgjigjuni në këto pyetje e mos u mundoni të merreni me tema të mëdha, se sot për sot këto çështje janë interes qytetar e shtetëror.
Kthehuni në realitet, mos mashtroni, punoni najsend!” – ka shkruar ai, ndër të tjera.