Tahiri: Dy vrasjet e fundit janë këmbana të fuqishme për ata që kanë vesh
Besnik Tahiri, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ashpër ndaj dy vrasjeve të fundit që kanë tronditur vendin, duke i cilësuar ato si një alarm serioz për shoqërinë dhe institucionet.
Në një postim në Facebook, Tahiri ka theksuar se këto ngjarje tragjike dëshmojnë se Kosova ka hyrë në një rrugë të gabuar dhe se dhuna po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e përditshmërisë.
Postimi i plotë:
Dy vrasjet e fundit janë këmbana të fuqishme për ata që kanë vesh. Kemi hyrë në rrugë të gabuar si shoqëri. Kemi arritur në një pikë kritike kur dhuna, vrasjet dhe tragjeditë janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme. Dje, një djalë 19-vjeçar u vra pas iftarit, duke u qëlluar dhe duke u kthye në shtëpi pa frymë. Dhe sot, një tjetër vrasje e tmerrshme ku një grua e pafajshme u vra.
Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të kuptuar se kemi nevojë për një reflektim serioz gjithë-kombëtar dhe një ligj të fortë për armët pa leje? A duhet të ndodhin edhe më shumë humbje jetësh për të reaguar si shoqëri?