Tahiri: Do të kujdesemi për çlirimtarët tanë – respekti dhe përkrahja për ta janë detyrim i shtetit - NACIONALE

Tahiri: Do të kujdesemi për çlirimtarët tanë – respekti dhe përkrahja për ta janë detyrim i shtetit

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka theksuar rëndësinë e kujdesit institucional ndaj çlirimtarëve të vendit, duke e cilësuar këtë si një detyrim themelor të shtetit.

Në një postim të publikuar në Facebook, Tahiri ka deklaruar se një shtet i fortë është ai që nuk i harron sakrificat mbi të cilat është ndërtuar Kosova dhe që i trajton me dinjitet ata që kanë dhënë gjithçka për lirinë e saj.

“Një shtet i fortë është ai që kujdeset për çlirimtarët e vet. Ai që nuk i harron sakrificat mbi të cilat është ndërtuar vendi dhe që i trajton me dinjitet ata që ia dhanë Kosovës gjithçka. Ne do të kujdesemi për çlirimtarët tanë, sepse respekti dhe përkrahja për ta janë detyrim i shtetit dhe i qeverisjes sonë.” – tha ai.

Lajme të ngjashme