Tahiri: Do krijojmë një konsensus ndërpartiak për kalimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore - NACIONALE

Tahiri: Do krijojmë një konsensus ndërpartiak për kalimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se do të punohet me seriozitet për të gjetur konsensus ndërpartiak për sigurimet shëndetësore.

Tahiri ka kritikuar Qeverinë Kurti e cila sipas tij, që katër vite nuk e ka sjellur në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore.

Sigurimet shëndetësore! Si grup parlamentar kemi mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore. Nëse i sëmuret dikujt, fëmija, prindi apo një anëtar i familjes, të gjitha kursimet që i ka, duhet t’i shkrijë, të hyjë borxh për të shëruar të sëmurin. Po hyjmë në vitin e katërt të qeverisjes dhe nuk janë në gjendje ta bien në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore! Kjo do të jetë çështja që do të punojmë dhe të krijojmë një konsensus ndërpartiak.” – ka shkruar ai duke ia bashkëngjitur edhe një video.

Lajme të ngjashme