Tahiri: Dielli do të lindë përsëri. Për të vërtetën, për drejtësinë dhe për dinjitetin e luftës sonë të drejtë - NACIONALE

Tahiri: Dielli do të lindë përsëri. Për të vërtetën, për drejtësinë dhe për dinjitetin e luftës sonë të drejtë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Shkup, duke theksuar se mesazhi për të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së u përcoll fuqishëm edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Përmes një deklarimi publik, Tahiri u shpreh se “dielli do të lindë përsëri” për të gjithë ata që kanë qëndruar të palëkundur dhe me dinjitet, duke përmendur ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët, sipas tij, ia kushtuan jetën lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

“Sot, nga Shkupi, zëri ynë u dëgjua fuqishëm: liri për çlirimtarët”, ka theksuar Tahiri, duke nënvizuar se kërkesa për drejtësi është e përbashkët dhe ka karakter gjithëkombëtar.

Lajme të ngjashme