Tahiri analizon Raportin e Progresit: 32 herë theksohet se ka mungesë progresi, 49 herë thuhet se ka progres të mangët
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiti, ka komentuar gjetjet e Raporti të Progresit për Kosovën.
Ai ka bërë me dije se gjetjet e Komisionit Evropian tregojnë për regres politizim, dështimit dhe paaftësisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se në raport 32 herë theksohet se ka mungesë progresi.
“Qeveria e regresit, politizimit, dështimit dhe paaftësisë. E thotë Bashkimi Evropian! Institucionet e Republikës së Kosovës pranuan vlerësimin e Bashkimit Evropian. Kjo qeveri e fjalëve të mëdha, është vlerësuar për dështime të mëdha. Nga një analizë fillestare në kuadër të Aleancës, e përmbajtjes së këtij vlerësimi, por edhe e aspektit kualitativ dhe të formulimit, tregon se ky raport përdorë termin ‘Progres’ rreth 205, me këto kualifikime: 32 herë theksohet se ka mungesë progresi; 49 herë theksohet se ka progres të mangët; 59 herë theksohet se ka njëfarë progresi; 42 herë theksohet se është bërë progres; 15 herë në aspekte tjera; Dhe, vetëm 8 herë theksohet se ka progres të mirë”, ka shkruar Tahiri.
Sipas tij, ky është raporti më i keq që ka marrë Kosova prej shpalljes së pavarësisë.
“Me këtë Qeveri, shlirë, mund ta harrojmë antarësimin në BE! Ndoshta energjitë janë shterrur, duke ikur nga disa tema në të cilat kjo Qeveri nuk ka guxim as lidership! Si konkluzion, ky Raport në historinë e post-pavarësisë është me negativi për Kosovën”, ka shkruar ai.