Tahiri: 6 gushti do të kishte kuptim vetëm nëse VV-ja do të kërkonte marrëveshje - NACIONALE

Tahiri: 6 gushti do të kishte kuptim vetëm nëse VV-ja do të kërkonte marrëveshje

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur në lidhje me datën që është caktuar për mbajtjen e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Tahiri u shpreh se 6 gushti do të kishte pasur kuptim nëse VV-ja do të kishte tentuar të vijë deri në një marrëveshje apo ide.

“Caktimi i 6 gushtit kishte me pasë kuptim të kishte ndodhë, në qoftë se përgjatë gjithë kohës kishte pasë dinamikë të Vetëvendosjes si shumicë parlamentare për me mujt me ardhë deri te një marrëveshje, deri te një ide. Krejt çka ka ndodhë: kanë ndodhë dy takime, kanë ndodhë katër konferenca për shtyp dhe asgjë tjetër. Kuvendi dhe Kosova duhet t’i ketë institucionet e veta”, tha Tahiri.

“Mirëpo, të pasë shtet funksional, duhet me iu nështru rregullit demokratik. Rregulli demokratik edhe verdikti i popullit është shumë i thjeshtë: Për Qeverinë, për qeverisje i ki votat urdhëro qeverisë e ki edhe kryetarin e Kuvendit. Për kuvend nuk i ki votat, duhesh me u ulë me gjetë një figurë unifikuese, një figurë përfaqësuese dhe jo një figurë të partisë në pushtet, e cila do të funksiononte si një degë politike e Vetëvendosjes dhe jo si një institucion që do të kishte synim thelbësor ushtrimin e funksionit kushtetuese dhe unitetin e vendit”, ka thënë Tahiri për Ekonomia Online.

Lajme të ngjashme