Syla: Qeveria vetëkënaqet që po hanë bostan në Ujman, gjysma e kabinetit nuk dijnë not - NACIONALE

Syla: Qeveria vetëkënaqet që po hanë bostan në Ujman, gjysma e kabinetit nuk dijnë not

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Valon Syla ka ironizuar me fotografitë e shpërndara së fundmi nëpër internet ku shihen policë të njësive të specializuar duke ruajtur rreth liqenit të Ujmanit, aty ku eksponent të pushtetit po pretendojnë se është kthyer normaliteti, e ka pushues të shumtë.

Sipas Sylës, veç një qeveri si kjo e Kurtit, mund të kënaqet më këso ambicie, derisa ka ironizuar duke thënë se “dyshoj që as not s’dini, ju gjysa e kabinetit”.

E plotë

Një klasë jointelegjete politike e Albin Kurtit, një turmë papakash që e paska për qëllim mu la në Ujman e me hongër bostan, tu i rujt policia speciale nalt ure mos po mytet dikush, ja tu kcy prej nalti, ja prej mos ambientimit të trupit në rryma të ftohta të liqenit.

Sa budallë duhesh me kon si Qeveri Kurti që me u fry me këso ambicie.

A ska Qeveria Kurti ndonjë projekt tjetër a u vetëknaqët që po hani bostan në Ujman. Dyshoj që as not sdini, ju gjysa e kabinetit.

Lajme të ngjashme