Syla: Qeveria Kurti po gënjen, rritja ekonomike është diku 2.7%
Analisti Valon Syla ka akuzuar Qeverinë Kurti se po gënjen me shifrat për rritje ekonomike.
Ai ka bërë me dije se ekspertët e pavarur dhe shoqëria civile vlerësojnë se rritja ekonomike është diku 2.7% dhe jo 7% deri në 11% siç po pretendon Qeveria Kuti.
“Sot ekspertët e pavarur dhe shoqëria civile e vlerëson se rritja ekonomike është diku 2.7% prej që ka ra nga një ngritje normale e Kosovës para këtyre faktorëve që ishte 4.8% deri në 5.2%, viteve 2012 deri me 2018. Sot Qeveria Kurti rren që rritja ekonomike është 7% deri në 11%, por në fakt sështë as 3%", ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Ai ka bërë me dije se shtimi i kapaciteteve energjetike do të jetë jetik për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
"Pas përfundimit të autostradave, energjetika mbetet faktori i parë zhvillimor për ekonominë e Kosovës. Vetëm ndërtimi i kapaciteteve të reja deri në 500 MWh do ndikonte në rritje ekonomike prej 2.5% për vjet, aq sa përafërsisht i ka Kosova pas 2 vite pandemi dhe krizë ekonomike e shkaktuar nga Lufta Ukrainë – Rusi”, ka vlerësuar Syla.
Ai ka kritikuar të gjitha qeveritë që deri me tani nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.
“Gati se 90% të rasteve Qeveritë e Kosovës kanë dështu në energjetikë. Tash e kemi rastin me zënë trenin e fundit për të prodhuar dicka e për të nisur ndonjë projekt... por sipas planifikimeve të Qeverisë Kurti, po shohim se ska as ide, as plan, përveç që i ka ndërpre të gjitha projektet energjetike si Kosova e Re, gazjellësi me BE dhe MCC, si dhe projekte të tjera energjetike duke i rritur çmimet e rrymes deri në 60%, dhe importin e energjisë të cilin duket se e kanë bërë pazar agjentët energjetik e diplomatik të Kurtit, sikur Martin Berisha. Sa është Lufta në Ukrainë, Kosova ish dashtë të merret me energjetikën e vet dhe ta shfrytyzoj rastin. Por para kësaj... Nginu VV”, ka shkruar Syla.