Syla pyetje në Facebook: A po bëhemi një Vetvëvendosje e Madhe
Analisti Valon Syla, ka kritikuar opozitën për qasjen e tyre ndaj Asociacionit. Syla ka ngritur një pytje duke thënë se “a po bëhemi një Vetëvendosje e Madhe”.
Syla në Facebook ka kërkuar që opozita duhet të t’i tregojë Kurti që ka thënë se Asociacioni nuk do ta bëjë.
“Me këtë opozitarizëm, Albini vec e fiton një mandat. Ideja është me i thonë Albinit ke thonë se e rrezon e se bon. Jo që është antikombetare kjo punë... se edhe nese Qeveria Kurti bjen neser, perseri ju nga opozita, do perballeni. Mos u boni VV sepse juve nuk ju vdiqen aktivostet anti si Balaj e Xheladini... e vëllëzërit Dehari etj.” – ka shkruar ndër të tjera Syla.
Shkrimi i tij:
A po bëhemi një Vetvëvendosje e Madhe... te gjitha partitë po sillen sikur Asocoacioni ka pikur nga qielli, dhe po harrojnë kinse se ish shefat e tyre e kanë nënshkruar 2013 dhe 2015.
Me këtë opozitarizëm, Albini vec e fiton një mandat. Ideja është me i thonë Albinit ke thonë se e rrezon e se bon. Jo që është antikombetare kjo punë... se edhe nese Qeveria Kurti bjen neser, perseri ju nga opozita, do perballeni. Mos u boni VV sepse juve nuk ju vdiqen aktivostet anti si Balaj e Xheladini... e vëllëzërit Dehari etj.
Ideja e Pavarësisë së Kosovës është që kurrë Serbia mos me i sundu kosovarët, por as serbet e Kosovës, mos me u sundu nga shumica shqiptare e Kosovës. Sa ma heret e kuptoni, ma lehtë është.
Leni kopallat. Asociacioni nuk është çështje a duhet të bëhet, por si do të duket, kjo është çështja. E ju rreni, por një ditë do ta implementoni të gjithë... Albini si e nënshkrujti si jo, do të humb. Nga influencat brenda, ose jashtë si diplomacia ndëshkuese e Kuintit.
