Syla pyet Kurtin: Pse FSK-ja nuk shkoi për ndihmë në Drenicë pas vërshimeve? - NACIONALE

Syla pyet Kurtin: Pse FSK-ja nuk shkoi për ndihmë në Drenicë pas vërshimeve?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla sot ka shtruar dy pyetje për kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka kërkuar nga kryeministri që të tregon pse FSK-ja nuk ka shkuar në ndihmë pas vërshimeve në Drenicë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka kërkuar sqarime edhe pse nuk është lejuar ushtria e Shqiperisë të hyj në Kosovë për këto vërshime.

Pyetje publike për Kryeministrin Kurti. FSK nuk shkoi për ndihmē në Drenicë pas vërshimeve. Ushtrinë e Shqipërise Qeveria e ktheu mbrapsht nē kufi? Pse Z. Kurti?”, ka shkruar Syla.

Kryeministri Albin Kurti sot në Kuvend ka falënderuar ushtrinë shqiptare për gatishmërinë për të ndihmuar rajonet e prekura nga vërshimet në fillim të këtij viti.

Ai ka thënë se kapacitet e institucioneve të Kosovës kanë qenë të mjaftueshme për tu përballur me vërshime dhe nuk ka pasur nevojë për ndihem e ushtrisë shqiptare.

Lajme të ngjashme