Syla për Kurtin në EURO2024: Pse a ka me punu naj send në Kosovë a?
Analisti Valon Syla e ka kritikuar praninë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në stadiumin ku u zhvillua ndeshja futbollistike mes Shqipërisë dhe Kroacisë në kuadër të kampionatit evropian, EURO2024, që po mbahet në Gjermani.
Sipas Sylës, kryeministri Kurti po përfshihet në këtë ngjarje vetëm për protagonizëm dhe se ai po bëhet “kishe” po i intereson futbolli.
“Ani qysh bohet Albin Kurti kishe po i intereson futbolli. Po ky anti-sportist është. Ky as s'ka mbrojtë se le mo me lujt futboll si fëmijë” – shkroi Syla në rrjetin “Facebook”, ku publikoi pamje të Kurtit duke hyrë në zonën VIP të stadiumit.
Syla la të kuptohej se Kurti nuk po ka punë në Kosovë. “Vec për pak protagonizem e ka. Mu bo pjesë edhe ky dikun si Euro2024 ku shikueshmeria eshtë e madhe. Pse a ka me punu naj send në Kosovë a” – shkroi analisti.
Shqipëria dhe Kroacia barazuan me rezultat 2 me 2. Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e luan kundër Spanjës.