Syla për emërimin e Vitisë: Nuk kanë njerëz dhe i riciklojnë të vjetrit - NACIONALE

Syla për emërimin e Vitisë: Nuk kanë njerëz dhe i riciklojnë të vjetrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arben Vitia me vendim të Qeverisë Kurti është emëruar përsëri ministër i Shëndetësisë.

"Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.", thuhet në njoftimin e ZKM-së.

E për këtë emërim ka reaguar gazetari, Valon Syla.

Syla ka thënë se ende pa u bërë dy vitet, Qeveria Kurti ka filluar të riciklojë ministrat.

Ai ka shkruar në Facebook se emërimi i Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë tregon që Qeveria Kurti nuk kanë njerëz dhe riciklojnë të vjetrit dhe se nuk shkon askush në partin e tyre.

Vetëvendosje ende pa i bo 2 vjet mirë, filloj me riciklim të ministrave, sikur rasti me emërimin e Vitisë në Shëndetësi. Kjo i kallxon dy të vërteta për VV; 1. Nuk kanë njerëz, dhe i riciklojnë të vjetrit. 2. Nuk ju vjen më askush cilësor në parti. Kaq.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë përveç Sylës, rrjetet sociale janë mbushur me reagime për emërimin e ri.

Arben Vitia kishte dhënë dorëheqje nga ministria e Shëndetësisë pasi kishte kandiduar për kryetar të Prishtinës.

Vitia nuk arriti të zgjedhej kryetar i Prishtinës dhe pastaj u punësua në një spital privat.

Lajme të ngjashme