Syla për elozhet e Kurtit për Policinë: "Policët jugosllavë iu thonën kastraveca policëve të rinj" - NACIONALE

Syla për elozhet e Kurtit për Policinë: "Policët jugosllavë iu thonën kastraveca policëve të rinj"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Valon Syla ka folur për elozhet që ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndaj Policisë së Kosovës me rastin e 23 vjetorit të themelimit.

Syla ka kujtuar kohën kur “policët jugosllavë iu thonën kastraveca policëve të rinj”.

"Qysh po thotë Vetëvendosja, qe 20 vjet s'është bo kurgjo.", ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i Sylës:

Para 23 vjetëve kur u themelu Policia e Kosovës, i shajshin këta policët e ri, këta me përvojë jugosllave, që ju thojshin kastraveca... se kishe me 3 muaj trajnim pjekën si kastraveci, dhe me 3 muaj në Vushtrri, nuk bohesh polic.

Tash mas 23 veç urime dhe përshëndetje për përvjetorin e Policisë. Ka me ju vyftë edhe 23 vjet tjera edhe disa punë të mira të Kosovës me i pranu. Qysh po thotë Vetëvendosja, qe 20 vjet s'është bo kurgjo.

#albanologji

Lajme të ngjashme