Syla për debatin Gërvalla-Daçiq: Debakël, Gërvalla të dorëhiqet ose Kurti ta shkarkojë atë - NACIONALE

Syla për debatin Gërvalla-Daçiq: Debakël, Gërvalla të dorëhiqet ose Kurti ta shkarkojë atë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Debati në Këshillin e Sigurimit të Kombëve të Bashkuara mes ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe homogolut të saj serb, Ivica Daçiq, po vazhdon të komentohet në Kosovë. Më saktësisht, akuza që Daçiq ia bëri Gërvallës për “mbledhjen e dëshmive” kundër Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës, është pjesa më e komentuar.

Në fjalën e tij, Daçiq theksoi se Gërvalla ka mbledhur dëshmi për “krimet” e Thaçit, duke iu referuar një deklarate të mëhershme të Gërvallës, e cila theksonte se do të dërgonte dëshmi kundër Thaçit në Gjykatën Speciale.

Duart tuaja janë të përgjakura. Më 2017 kini thënë se sa i përket krimeve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe anëtarëve të partive politike tuaja, vetëm ju rikujtoj se unë kam nënshkruar marrëveshje me zotin Thaçi. Ku janë ata tash? Pse s’jam akuzuar unë ose presidenti vuçiq? Ndërkohë që ju keni ndihmuar që të akuzohet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për krime. Sepse dëshmitë që keni mbledhur nga familjarë të viktimave, ju kanë dalë në ndihmë viktimat ndja Thaçit dhe Veselit.” – ka thënë ai.

Këtë përplasje, Valon Syla, analist, e ka vlerësuar si “debakël” për Kosovën.

“Këta kur kanë folur për krime të luftës, madje Gërvalla ka pasë edhe deklaratë që vetë do të deponojë dëshmi kundër Thaçit për krime lufte në Hagë, këta kanë mendu që këto akuza që i bëjnë për një grusht votash për disa që janë në diasporë dhe disa të tjerë që janë këtu, bijtë e ish-sistemit ose bashkëpunëtorëve të Sllobodan Milosheviqit, që me ta me bë politikë, me ia nxjerrë ndonjë votë, tash po ju kushton debakël në qendrën e të gjitha kombëve në Nju Jork. Dhe këtë nuk e kanë llogaritur.” – tha Syla në “Pressing” të T7.

Madje, z. Syla vlerësoi se Gërvalla duhet të dorëhiqet ose të shkarkohet nga Kurti.

“Këtu mendoj që kjo (Gërvalla v.j.) ish dashtë me dhënë dorëheqje, nuk ish dashtë më me shku hiç atje më. Ne e kemi ngjarjen kryesore që është Asociacioni, e këtë e shohim duke themelu kot disa degë të Listës Guxo nëpër Gjermani. Kjo nuk është as ngjarje çka është duke ndodhur. Një status në Facebook s’ka ditë me shkru, flamujtë e shteteve nuk i ka njohur dhe tash dëmin po na e kthen bomerang. Unë mendoj që një dorëheqje morale ose një shkarkim i Albin Kurtit ish dashtë moti me ndodh.” – vlerësoi tutje Syla.

Lajme të ngjashme