Syla: Pa Zajednicë nuk ka marrëveshje me Serbinë
Analisti Valon Syla ka ironizuar me gëzimin e kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen me Serbinë.
Ai ka thënë se askush prej diplomatvë ende nuk ka thënë se marrëveshja ka përfunduar.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se marrëveshje do të përfundon vetëm kur të nënshkruhet formimi i Asociacionit.
“A e patë deklaraten e Macronit qe po ja uron Kurtit nenshkrimin? Edhe gëzimin e Sholcit? Edhe Blinkeni kish qu urime… pak hajgare, por kjo tregon se ska asgjë nihere... Asnje fjal si shpetoj prej goje kerkujt nga diplomacia botërore. Veq Albini u kthy edhe dha deklarate bombastike qe plani u aprovu, Serbia na njofti, zajednice s’ka… Veç kerkush, ama bash asnje njeri i vetem sot nuk e konfirmoj kete verzion. Po ju rrejnë? Të gjithë janë duke e pritë Albinin me pranu edhe aneksin, Zajednicen... Se pa to s’ka marreveshje… Albini po knaqet me militanta, mos u gëzoni shumë as ju pro, as ata kundër, se ma shume se hidherimi, tani bohet dështimi e dëshprimi i madh, kur fuqizohet e na i rrasin edhe sankcionet. Kohë ka deri me 27 mars... te kqyrim, çka po thojnë amerikanët në ora 16:00”, ka shkruar Syla.