Syla liston dështimet: Kurti është shndërruar në kryeministër të arsyetimeve dhe shëtitjeve - NACIONALE

Syla liston dështimet: Kurti është shndërruar në kryeministër të arsyetimeve dhe shëtitjeve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla, ka renditur listën e dështimeve të Qeverisë Kurti.

Kryesisht kësaj radhe, Syla është marrë me situatën e rënduar energjetike, duke thënë se Kurti ka dështuar të blejë me kohë rrymën.

Ai ka listuar reduktimet, renovimet në KEK, refuzimin e projektit të gazit dhe çmimin e rrymës.

Shkrimi i plotë i tij:

Kryeministri Kurti është shndërruar në kryeministër të arsyetimeve dhe shetitjeve. Derisa ka mbledhur suficite rekorde për shkak mos-implementimit të projekteve, ndalimit të tyre për inati, ai poashtu ka dështuar të blejë me kohë rrymën në treg të lirë. Lista e dështimeve po rritet:

⛔

Reduktimet kanë mbrri në 3 me 3, edhepse jemi ende në verë. Asnjë kilovat rrymë nuk është blerë në pranverë kur ekspertët kanë rekomandua.

⛔

Renovimet në KEK janë vonuar sepse Bordi dhe menaxhmenti i VV-së në KEK janë të paaftë. Prokurimi është ekspertizë dhe po shihet se VV nuk kanë eksperta.

⛔

Projekti i gazit është rrefuzuar dhe tani duhet të presim disa invertorë të MCC-së që do të instalohen pas tek pas 5-6 viteve.

⛔

Çmimi i rrymes do të krijon fukarallëk ekstrem dhe do ta shkatërron ekonomine private. Me sa duket minimarksistat e Kurtit këtë e dëshirojnë. E vetmja dileme mbetet është se qysh minimarksistat u bënë armiq të sindikatave dhe po dojnë me i eliminu nga jeta publike dhe ekonomike. Me hesap, Kurti po e imiton Trockin, që krejt oponentët e tij duhet me i shkatërru krejtësisht. Ka me mbetë BABA vetë në skenën politike, ekonomike, sociale, energjetike.

#albanologji #kurti #vv #energjetikë

Lajme të ngjashme