Syla: Lista Guxo del 0.3% në sondazhe, Vjosa Osmani e ka tregtuar flamurin e Rugovës - NACIONALE

Syla: Lista Guxo del 0.3% në sondazhe, Vjosa Osmani e ka tregtuar flamurin e Rugovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla ka bërë me dije se Lista Guxo nuk mund të ekzistojë pa VV-në.

Ai ka thënë se kjo parti në sondazhe nuk i ka as 1 për qind.

Në emisionin “Pressing”, ku po diskutohet për dallimet e kryeministrit Kurti me presidenten Osmani, ai e ka kritikuar ashpër edhe shefen e shtetit.

“Edhe sondazhet nëse i analizojmë, Lista Guxo del 0.3%. Domethënë nuk e prek as 1%, më lartë është PSD, kur e pyet votuesin ku është Vjosa Osmani, shumë lartë është Vjosa Osmani si personalitet brenda Vetëvendosjes, jashtë Vetëvendosjes është 0.3%”, ka thënë Syla.

Ai e ka kritikuar Osmanin edhe për tregtim të flamurit të Rugovës.

“Vjosa Osmani e ka tregtuar flamurin e Ibrahim Rugovës, prej 26 për qind e ka lanë LDK-në në 11 për qind”, ka thënë Syla.

Lajme të ngjashme