Syla lavdëron kandidatin e PDK-së për kryeministër: Hamza ka familje të edukuar dhe modeste - NACIONALE

Syla lavdëron kandidatin e PDK-së për kryeministër: Hamza ka familje të edukuar dhe modeste

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla ka lavdëruar kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Ai ka postuar një foto të familjes së Hamzës, duke thënë se për secilin pulitkan flet shumë dhe familja e tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shkruar se Hamza është prej politikanëve që ka fëmijë të edukuar dhe modeste.

“Nese doni ti kuptoni politikanët se çfare janë në të vërtetë, e jo çka flasin vetëm shikojani familjen. Kjo i zhveshë nga retorika ditore e llafet politike të ditës. Përpos familjes, karakteri i vërtetë i politikanëve dhe jo vetëm në Kosovë, por gjithkah vërehet mas miri te fëmijët e tyre. Bedri Hamza është një prej politikanêve që ka fëmijë të edukuar, modestë dhe familje të kujdesme e të respektuar në rrethin e tyre që i njohin më së miri ata në shkollë apo kojshi të lagjes, dhe kjo nuk mund të ju rrej. Po e them me sinqeritet që ky është një sekret, që mund ta analizoni edhe vet ju, dhe të kuptoni përtej asaj që thuhet në debate, TV e tubime partiake”, ka shkruar Syla.

Lajme të ngjashme