Syla kritikon gazetarët e sportit: Mos e mbroni Agim Ademin, ai është kriminel - NACIONALE

Syla kritikon gazetarët e sportit: Mos e mbroni Agim Ademin, ai është kriminel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla ka kritikuar gazetarët e sportit në Kosovë.

Sipas tij, disa prej tyre nuk po raportojnë në mënyrë korrekte në lidhje me rastin e kryetarit të Federatës së Kosovës, Agim Ademi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Ademi është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Për gazetarët e sportit që i ka ble Agim Ademi e kam një këshillë. Ai nuk po mbahet per 48 orë, qysh po raportoni. Por ai shkurt e shqip është arrestu. A po ju vjen rond me thonë a? Edhe mbas krejt kësaj hala po e mbroni, këtë kriminel të stër dyshimtë a? Marrja juaj po shihet prej aeroplanit. Mosni se u bëtë horë e po na e boni horë edhe futbollin kosovar”, ka shkruar Syla.

Lajme të ngjashme