Syla ironizon me Kurtin: Votojeni 71 për qind, që të punojë diçka
Analisti Valon Syla, ka ironizuar me kryeministrin Kurti, pasi ky i fundit nuk u ftua nga Ambasada Amerikane në takimin e 31 janarit.
Me anë të një postimi në Facebook, Syla ka ironizuar me gjithë ata që po thonë se nëse Qeveria Kurti rrëzohet për shkak të Asociacionit, Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë mbi 71 për qind të votave.
“Duheni me votu Albin Kurtin 71% që me mujt me kry naj punë se me 51% sa i ka lyp, shej spo ja len. Ngutnu. Nginu VV, se ket tu plasë”, ka shkruar Syla.
Në takimin e 31 janarit do të diskutohet për modalitetet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
