Sveçla uron liberalizimin e vizave: “Rrugë të mbarë në shkuarje dhe ardhje”
Tashmë në ditën e parë kur qytetarëve të Kosovës u është hequr regjimi i vizave në zonën Schengen, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka uruar liberalizimin e vizave.
Sveçla është kujdesur të theksojë edhe kthimin në Kosovë të qytetarëve që udhëtojnë jashtë.
Urimi i Sveçlës:
Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës, urime liberalizimi i vizave!
Rrugë të mbarë si në shkuarje ashtu edhe në ardhje!