Sveçla tregon për terroristet e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit: Dy janë shokë me djalin e Vuçiqit - NACIONALE

Sveçla tregon për terroristet e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit: Dy janë shokë me djalin e Vuçiqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka jep detaje të reja në lidhje me sulmin që ka ndodhur tre muaj më parë në Banjskë, ku një grup terrorist ka sulmuar Policinë e Kosovës.

Sveçla në mënyrë kronologjike ka treguar çdo hap dhe mënyrën se si ka ndodhur sulmi atë ditë.

Ai tutje ka përmendur edhe emrat e terroristeve të neutralizuar, ku për njërin nga ta ka thënë se ka qenë i angazhuar si truproje i Vulnit, gjatë një vizite sa ishte në Kosovë.

Tashmë është bërë publike emrat e tre terroristëve të neutralizuar, siç kamë theksuar edhe më herë njëri nga ta ka qenë i angazhuar edhe si truproje i Vulnit, gjatë vizitës në tij në Kosovë, kjo është foto nga arrestimi i tij. Po ashtu terroristet e arrestuar dy nga ta, gjatë betejës në Banjskë, i treti pastaj. Dusan Maksimovic është arrestuar dhe ka dëshmi për pjesëmarrjen e tij në këtë sulm.” – ka thënë Sveçla.

Ai tutje i ka përmendur edhe me emra të gjithë terroristet e identifikuar, duke filluar nga Milan Radojiçiq.

Terroristët e indetifikuar, tashmë një pjesë e madhe e tyre janë identifikuar për ta po vazhdon procedimi. Fillojmë prej Milan Radoiçiq, e pastaj Vladimir Radivojevic -Mami, telefonat e të cili janë gjetur në vendin ku është bërë inicimi i minës anti-pers

onel që ka vrarë zyrtarin, Afrim Bunjaku, ja ku shihet ai në shoqërinë e Milan Radojiçiqit, në momentin e parë kur ne e kemi identifikuar që pjesë e grupit terrorist.”

Edhe ky Ugljesa Jaredic është identifikuar është pjesëtar i mbrojtjes civile, po ashtu ish-komandanti i Njësisë për Reagim të Shpejtë në Mitrovicën Veriore, për policinë e Kosovës, i cili ka dhënë dorëheqje pak kohë para se me dhanë dorëheqje pjesëtarët e tjerë në këtë rajon. Vlastimir Andriç, Danilo Vasic, Milorad Jevtic, Marjan Radojevic në telefonin e tij dëshmohet pjesëmarrja e tij edhe në ushtrimet.” – ka thënë Sveçla.

Ai tutje ka përmendur edhe dy vëllezërit, që sipas tij janë shok me djalin e presidentit serbe, Aleksandar Vuçiq.

Sveçla ka thënë se është e çuditshme se si djali i një presidentit shoqërohet me persona që merren me trafikimin e sasive të mëdha të drogës.

Ky këtu është Danijel Djukic, njëri nga dy vëllezërit që kanë qenë të përfshirë në sulm, këtu shihet nënshoqërimin e djalit të Aleksander Vuçiqit, është e çuditshme se si djali i një presidenti mund kësi lloj afërsie me dy vëllezërit, që jo vetëm në Kosovë, janë të kërkuar për trafikim të narkotikëve, po janë edhe të dënuar në Republikën e Serbisë për trafik të sasisë së madhe të drogës atje.” – ka thënë Sveçla.

Lajme të ngjashme